• |
ide | kryesore

Telashe me policinë për babain e Belen Rodriguez

Paparazzi, Slider



Belen Rodriguez nuk ndodhet në një situatë të mirë nga ana familjare. Kështu shkruajnë mediat italiane ditën e sotme pas një ngjarjeje shqetësuese që ka ndodhur të dielën.

Në orën 16:00 kishte ardhur një denoncim në policinë italiane se një person  bërtiste me të madhe dhe hidhte sende nga ballkoni i shtëpisë.

Bëhej fjalë pikërisht për Gustavo Rodriguez babain e showgirl-it Belen. Ai është dërguar në spital ku i janë injektuar qetësues në mënyrë që ta merrte veten. Kanë qenë kalimtarët e rastit ato që kanë lajmëruar policinë pasi kishin frikë se sendet që po hidheshin mund të dëmtonin dikë.

Gustavo nuk është i panjohur për publikun pasi ai luan në kitarë dhe violinë dhe ka qenë i ftuar në disa spektakle të njohura në Itali përfshirë edhe Sanremon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *