• |
ide | kryesore

4 lidhjet e pasuksesshme të Kylie Minogue

Paparazzi, Slider



Kylie Minogue ende po vazhdon t vuajë për të dashurin e saj të ndjerë, rokeristin Michael Hutchence me të cilin ka pasur një lidhje 2-vjeçare.

Edhe pse ata u ndanë sepse këngëtari e kishte mashtruar me modelen Helena Christensen, artistja ka pasur marrëdhënie të mira me këngëtaren deri në ditën e vdekjes tragjike. Për shumë vite ajo mendonte ende për të dhe thoshte se e kishte të pamundur ta harronte, por ishte aktori francez Olivier Martinez që i riktheu besimin tek dashuria. Kjo zgjati pak dhe aktori u largua nga jeta e saj duke i lënë hapsirë modelit Andres Velencoso për një romancë të re me aktoren. Përsëri nuk funksionoi dhe dy vjet më pas ajo së bashku me aktorin Joshua Sasse u fejuan për tu ndarë vetëm dy vite më pas. Aktualisht, këngëtarja është në një lidhje me drejtorin kreativ të revistën GQ, Paul Solomons.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *