• |
ide | kryesore

Barcelona dominon merkaton e janarit: mbërrijnë De Jong e Rabiot

Sport



Duket se do të jetë një merkato e madhe e Barcelonës në janar: blaugranat janë gati të mbyllin akordet me Adrien Rabiot e Frenkie De Jong. Nga Spanja e japin të sigurtë mbërritjen e dy kampionëve. Mesfushori i Psg është në skadencë kontrate në qershor e kështu është gati të lirohet menjëherë për të fluturuar drejt Spanjës, ku sipas Sport, e pret një kontratë prej 10 milionë euro plùs bonus në sezon, për 5 vjet. Tani duhet zgjidhur rezistenca e parisienëve që kërkojnë një lloj dëmshpërblimi prej 5 milionë euro për kartonin.

Për talentin e Ajax, është konkurenca e Bayern Mynih që po provon të kthehet në avantazh me një tentativë të fundit për hollandezin. Rreziku është ai i të krijuarit një ankand me Ajax që i nis bisedimet nga kuota 70 milionë euro. Barcelona ka një avantazh: akordin me lojtarin dhe për këtë arsye është në vendin e parë në këtë garë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *