• |
ide | kryesore

Tokio/ Furgoni futet në mes të turmës me njerëz, plagosen 8 persona

Lajme, Të fundit



Një automjet është futur ditën e djeshme në mes të një turme në Tokio, e cila po festonte vitin e ri. 8 persona janë plagosur dhe një ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një zëdhënës i policisë tha se shoferi ishte ndaluar dhe transmetuesi kombëtar NHK tha se ai është arrestuar me dyshim për vrasje në tentativë. Ai u identifikua si Kazuhiro Kusakabe, 21 vjeç, nga Osaka, një qytet i madh rreth 400 km në jugperëndim të Tokios.

NHK tha se i dyshuari fillimisht e përshkroi incidentin si një “akt terrorist”, por më vonë tha se sulmi ishte në hakmarrje për dënimin me vdekje. Incidenti ndodhi pak minuta pasi kishte hyrë viti i ri në zonën turistike popullore, të Harajuku, afër Shrine Meiji, në Tokion qendrore.

“Nuk mund ta besoj, ky është një vend me të cilin jam i njohur, prandaj është shumë tronditëse”, tha Tatsuhiro Yaegashi, një punëtor 27-vjeçar në zonë.

Rruga ishte e mbyllur për automjetet në kohën e incidentit, për të akomoduar numrin e madh të këmbësorëve që dolën në vendin e shenjtë për lutjet e Vitit të Ri.

Pamjet televizive të skenës të martën treguan një automjet pa drita, me ngjyrë gri, të përdorur gjatë sulmit, të pozicionuar përgjatë rrugës. Pjesa e përparme e automjetit u dëmtua rëndë dhe dhjetëra policë dhe zyrtarë të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe sulmoi një kalimtar përpara se të kapej 20 minuta më vonë, tha NHK. Në automjet u gjetën rreth 20 litra vajguri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *