• |
ide | kryesore

Basti i Inter është Mangala, për të zëvendësuar Miranda në mbrojtje

Sport



Eliaquim Mangala tek Inter është një lëvizje më e madhe se sa duket në fillim. Zikaltrit e shohin si një bast që Marotta e Ausilio duan ta fitojnë, duke kërkuar të mos rrezikojnë shumë. Mbrojtësi qendror francez (edhe me pasaportë belge) mund të mbërrijë tek italianët në huazim nga Manchester City, ndoshta edhe gratis. Në këtë mënyrë zikaltrit duhet të paguajnë vetëm rrogën e lojtarit e në këtë mënyrë të kënaqin Miranda që kërkon me insistim të largohet.

E nëse Mangala tregon se është ende një lojtar i nivelit të lartë, Inter do ti propozojë një kontratë tre vjecare. Pjesa delikate është se mbrojtësi shkon në skadencë kontrate në 30 qershorin e ardhshëm, kështu që mund të firmosë krejtësisht i lirë. Mangala në kohët e fundit nuk e ka patur jetën të lumtur. Këtë sezon ka luajtur vetëm tre ndeshje në kampionatin e rezervave të Manchester City, 99 minuta në total. Sezoni i kaluar ishte dicka më mirë, me 9 prezenca në Premier e 2 në Champions League në pjesën e parë të sezonit me City, 2 prezenca në Premier pas janarit me Everton, i penalizuar nga një dëmtim i rëndë në gju.

Një huazim tek Inter do të ishte edhe testi për të parë kondicionin real të lojtarit që në 2014 u pagua më shumë se 30 milionë euro për të kaluar nga Porto tek Manchester City e që percepton aktualisht një pagë afër 7 milionë euro. Nëse është ende një lojtar i atij niveli, atëherë është vërtetë një bast i fituar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *