• |
ide | kryesore

“Në nder të tifozëve”: Kane në fushë pas 6-0, zgjedhja e Pochettino habit Anglinë

Sport



Kur në minutën e 75 ka hedhur në fushë Harry Kane me rezultatin 6-0 në transfertën e Tranmere Rovers (klub i divizionit të katërt) në raundin e tretë të FA Cup, frika për një dëmtim të mundshëm në një situatë të panevojshme ishte ajo që kaloi në mendjen e tifozëve të Tottenham.

Një zgjedhje e çuditshme, që vetë tekniku Mauricio Pochettino e shpjegoi pas ndeshjes. “Është cështje respekti – ka thënë menaxheri argjentinas – Respekt për njerëzit e për kundërshtarët. Në këtë vend nuk rastis shpesh të shohësh Harry Kane të zbresë në fushë në një turne si FA Cup. Për shumë arsye zgjodha ta nxjerr në fushë dhe një nga këto ishte të tregoja respekt për tifozët këtu që mundën të admirojnë Kane, një ikonë e futbollit anglez. Ishte e rëndësishme ta shihnin në veprim”. Ndeshja në fakt përfundoi 7-0 e pikërisht sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 82′ golin e fundit të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *