• |
ide | kryesore

Pas Kim, Klohe në dilemë për një fëmijë tjetër (FOTO)

Paparazzi, Slider



Vetëm 3 ditë më parë, u përhap lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë gati për të pasur edhe një fëmijë të katërt. Tashmë, të gjithë e dimë se sa shumë Kim është e dhënë pas fëmijëve dhe rrjedhimisht lind pyetja: Po Khloe a do të donte një tjetër fëmijë?

Pikërisht kjo pyetje u bë në Twitter nga një ndjekës dhe Khloe nuk hezitoi të jepte një përgjigje: “Oh zot nuk e di! E dua aq shumë dhe jam shumë e kompletuar prej saj! Vetëm mund ta imagjinoj se sa e plotë do më bënte të ndihesha po të kisha dhe një tjetër, por thjesht nuk e di. Besoj se vetëm koha do ta tregojë çfarë që Zoti do për mua.”

Pra, edhe po, edhe jo. Sipas People, Khloe po e shijon shumë të qenit nënë, që pas lindjes së True në prill. Por zgjerimi i familjes nuk është ajo çka do për momentin, pasi nuk është e sigurtë nëse e do këtë gjë me Tristan. Rikujtojmë që skandali i tradhtisë së tij e bëri situatën shumë komplekse e të vështirë.

@khloekardashian

Goodness I don’t know! I love her so much and I’m so complete because of her! I could only imagine another one would make me feel even more complete but I just don’t know. I guess only time will tell and whatever God wants for me



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *