• |
ide | kryesore

Dj Blunt i drejton gishtin e mesit Mozzik dhe karrierës së tij (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Para dy ditësh, reperi i njohur Mozzik ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të shkrepur në një prej studiove më të famshme në Gjermani, ku shkruante:

“Ftyra jem kur m’pysin a ka me kon edhe qeky vit i joti a? Flasin muajt që po vinë!”

Por postimi i Mozzik duket se nuk është mirëpritur nga një tjetër artist i famshëm, DJ Blunt.

Në një video të postuar në Instastory që duket qartazi që i dedikohet reperit, Blunt shprehet:

Po i dëgjoj disa repera duke thënë ‘2019-ta do të jetë e imja.’ Kur të hipësh këtu në majë (duke iu referuar gishtit të mesit)!”

Kjo nuk është hera e parë që DJ Blunt drejton ofendime ndaj artistëve!

Pak kohë më parë ai ka bërë komente fyese ndaj disa reperave të tjerë të skenës shqiptare, Ledri Vulës dhe Gjikos.

Ndërkohë së fundmi sapo ka hapur një front të ri lufte!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *