• |
ide | kryesore

Video/ Turp në Kamëz, goditet asistenti Rexha: Kukësi humbet nga sytë Partizanin

F1, Sport, Video



Skuadra më e kuotuar për titullin, në bazë të merkatos, pavarësisht si ishte në vendin e dytë, ka bërë flopin e parë të 2019, duke barazuar pa gola në Kamëz përballë Lacit. Nerva të lëshuara, në një ndeshje të ndjerë, ku episodin e shëmtuar e kanë shënuar tifozët e Kukësit, që kanë goditur me sende të forta asistenin e Denis Rexha.

Me sfidën të bllokuar, edhe pse duhet përmendur epërsia e skuadrës së Cungut në fushën e lojës, ku Laci ka qendruar në lojë prej portierit Selmani, në minutën e 62′ tifozët verilindorë kanë goditur me sende të forta asistentin e Hamitit, duke shënuar një ngjarje të shëmtuar që kishte kohë që nuk shfaqej në fushat e Superiores.

Në fillim të pjesës së parë Ethemi pretendoi për 11 metërsh, të pasinjalizuar nga arbitri, në minutën e 22. Ndoshta ky rast, me përfshirjen e ndërhyrjeve vendimtare të portierit të kurbinasve, ndezën gjakrat, duke bërë që tani Kukësi ti bëjë llogaritë edhe me Disiplinën, në një tjetër minus, në krahasim me Partizanin, për garën titull.

Shkurtaj e Rroca nuk është se bënë një përfaqsim të keq, por nuk mundën ti zgjidhin ndeshjen teknikut Cungu, që në këtë pikë e sheh veten 5 pikë larg kreut, me rrezikun të kalohet në renditje edhe nga Teuta.

Ka patur të drejtë tekniku Besnik Prenga që në një debat televiziv me presidentin Gjici i ka thënë se nuk do ta mundte dot. Numri 1 i klubit kuksian i kishte premtuar 3 gola diferencë, por sic duket duhet ti bëjë më mirë llogaritë me forcën e të tijve dhe kundërshtarët që ka përballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *