• |
ide | kryesore

Plas gallata në rrjetet sociale me Timothee Chalamet, kapet duke lexuar gjatë një eventi

Paparazzi, Slider



Jo vetëm që është një ndër meshkujt e rinj më seksi të Hollivudit, por është edhe shumë i zgjuar!

Është fjala për Timothee Chalamet i cili tërhoqi dje vëmendjen ne ceremoninë e SAG Awards, (Screen Actors Guild Awards) pasi u kap mat fare i pavëmendshëm.

Në fakt Timothee ishte shumë i zënë duke lexuar një broshurë programi në tryezën e tij, ndërkohë që të gjithë e kishin mendjen drejt skenës.

Fotoja e tij duke lexuar është bërë meme në Twitter dhe njerëzit tani kanë edhe një arsye më shumë për ta dashur atë.

Aktori 23-vjeçar është kthyer në fiksimin e të rejave dhe të rinjve të apasionuar pas filmave, pas rolit të tij në filmin romantik “Call me by your name” dhe në filmat dramë “Beautiful Boy” dhe “Lady Bird”.

Aktualisht ai është në një lidhje romantike me vajzën e Johnny Depp, Lily Rose.

ti



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *