• |
ide | kryesore

Victoria Beckham nuk lejoi Rita Orën të niste një aventurë me Brooklyn

Paparazzi, Slider



Brooklyn Beckham mund të ketë një lidhje të mirë me të dashurën Hana Cross, por pak kohë më parë ai ka pasur një aventurë të vogël me Rita Orën.

Këngëtarja me origjinë kosovare dhe djali i madh i çiftit Beckham kanë dalë për një takim në maj 2017. Qysh atëherë, dyshja ishte parë në disa ambiente bashkë dhe ishin afruar me njëri-tjetrin.

Por, sipas “The Sun”, e ëma e Brooklyn, ish-“Spice Girsl” dhe stilistja Victoria e kapi të birin duke dërguar mesazhe flirtuese dhe i dha fund njëherë e mirë kësaj aventure.

“The Sun” shkruan se David dhe Victoria ia bënë shumë të qartë të birit se nuk e aprovonin një lidhje të tillë dhe ai i dëgjoi prindërit, duke e hedhur pas krahëve historinë e shkurtër me Ritën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *