• |
ide | kryesore

Estrada Veliaj zhvendoset në Vienë (mos i humbni fotot)

Lajme, Të fundit



E mbani mend atë djalin beratas që hiqej si piktor dhe e kryqëzuan se gënjeu Bieta Sulon dhe Rudina Magjistarin? Edlir Reka nuk bëri asgjë më shumë se krijoi për veten lajme të reme që të shfaqej si një piktor i madh me famë ndërkombëtarese. Në fakt asgjë më shumë sesa ajo që një tjetër fqinj me të, nga Ura Vajgurore, Erion Veliaj e bën rëndom. Ai ka dhënë sot shembullin e fundit të një estrade pa mbarim.

Ai ndodhej në Vienë për një konferencë ndërkombëtare, ku u takua edhe me homologun e tij, kryebashkiakun e Vienës, Michael Ludwig. Sipas të gjitha mediave njëzëri, Ludwig e vlerësoi kryebashkiakun Veliaj dhe tha: “Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të
ri dhe energjik”.

E PABESUESHMJA/Virtuozi nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

Ashtu si Bieta me Rudinën në emisionet e pasdites, edhe mediat që e botuan këtë lajm nuk kishin asnjë gazetar në Austri që të verifikonin vërtetësinë e asaj që ndodhi, ashtu si ato që i besuan Edlirit edhe këto media i besuan komunikatave që lëshon zyra e Erionit. Por ato shkuan edhe më tej: E botuan lajmin e paverifikuar me të njëjtin titull identik që u është servirur nga bashkia. Shikoni fotot më poshtë dhe shijoni estradën e një tjetër virtuozi nga qarku i Beratit.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Ma delenxhi nuk e gjen as ne Indi.
    Ma mushk se gjen as ne Larushk
    Ma pa shkoll asht vec nje kertoll
    Ma idiot nuk gjen as ne Labinot
    Thjesht qe baba gishtat meriton

  2. uaaa moj Tefta sa mire ka daleeee, prandaje dilte arta dade fliste mire mooojjjj….aman shiko sa bukur ka dal ne foto moj aman sikur po mendon para se te flase.

    1. E di moj shoqe e di, por jo vetem me arten edhe me mediat dhe gazetat e tjera mooojjjj. Eshte taktike e vjeter kjo, ta dine te tjeret perfshire ate moshatarin tone Soros se si kane fituar vendin e punes kooperativistet mooojjjjjj.

  3. Tema (M.Baze) si "objektiv" shembullor per "pasqyrim te se vertetes"po ja shperblen Veliajt ,punesimin e te birit ne Bashki... thotë:

    Ari

  4. M.Baze po ja shperblen Veliajt ,punesimin e te birit ne Bashki…
    Para nje muaj e kishte ftuar edhe ne fshat ne Tepelene .
    Kane nje ADN…

  5. Ju te lapsit sapo e bete me lulin qe paska shtruar babin ne spital,dhe lulit I erdhi keq per infermijeret qe do largoheshin,babi I lulit nuk ka qene ne spital fare,pra luli genjen hapur,dhe ju genjeshtren e beni lajm

  6. Mu te pesëmbëdhjetë-katëshi/Mbrapa te bashkia/Ndërtohet dyzet-katëshi/Nga “lojrat e këqia”! Eri-ly for Mayor of Kerosene Bridge!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *