• |
ide | kryesore

Soreca: Konfiskimi i pasurive të paligjshme do të ndikojë në hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur ditën e sotme se lufta kundër krimit të organizuar është një prej pikave kyçe që do ndikojë në vendimin e BE për hapjen ose jo të negociatave në muajin shtator.

I pranishëm në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Itali, Soreca tha se pret konfiskimin e pasurive të paluajtshme.

“Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë.

Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese.

Operacioni i konfiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim dhe ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Jam këtu për të treguar rëndësinë që kjo temë ka për Bashkimin Europian. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë. Një nga prioritetet kyç në bazë të së cilave ky vendim do të merret janë pikërisht rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,”-tha Soreca.



1 Comment

  1. Obo bo ca tha ky miku. Kush mund te jen ata qe kan ven pasuri te paligjshme? Per popullin do ta ket fjalen besoj. Se politikanet nuk besoj te bejn gjera te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *