• |
ide | kryesore

Pas shakasë me reperin, Demi detyrohet të mbyll faqen në Twitter

Paparazzi, Slider



Demi Lovato ka çaktivizuar llogarinë në ‘Twitter’ pak orë pasi postoi një status ku tregonte që ka qeshur shumë me meme-t për arrestimin e reperit 21 Savage. 26-vjeçarja ka marrë shumë mesazhe negative për këtë fakt duke u detyruar ta mbyllë llogarinë e saj për disa ditë. Reperi i njohur është arrestuar sepse i ka skaduar viza e qëndrimit dhe ka shkelur rregullin. Megjithëse Lovato reagoi duke shpjeguar gjithçka me një postim pak minuta më vonë, asgjë nuk u qetësua. Duke marrë parasysh ndikimin që kanë pasur më herët komentet negative tek këngëtarja, më e mira që mund të bëjë është çaktivizimi i llogarisë personale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *