• |
ide | kryesore

Sarri i hap rrugën e daljes Hazard: “Nëse do të iki, duhet ta bëjë…”

Sport



Në kampin e Chelsea mbetet pikëpyetja e madhe e të ardhmes së Eden Hazard, që shkon në skadencë kontrate në 2020 e, me sa duket, nuk ka ndërmend të rinovojë e dëshiron të ndryshojë ambjent në fund të sezonit. Sipas asaj që referon Evening Standard, Blutë për belgun kërkojnë më shumë se 110 milionë euro ndërsa sulmuesi vetëm një ditë më parë deklaroi se e dinte fare mirë çfarë do të bëjë: “E di cduhet të bëjë – ishin fjalët e tij për Rmc Sport -. E kam vendosur”. Ndjesia është se në destinin e Hazard mund të jetë Real Madrid.

Në muajt e kaluar Chelsea provoi ta blindonte fantazistin, duke i propozuar një kontratë prej 300 mijë stërlinash në javë. Një oefrtë e rëndësishme, por e refuzuar nga lojtari që prej kohësh po vlerëson hipotezën për tu larguar nga Londra. Ndërkohë, tekniku i Chelsea, Maurizio Sarri, i ka hapur rrugën e daljes belgut: “Eden është 28 vjec. Nëse dëshiron të largohet, mendoj se duhet ta bëjë, edhe pse unë shpresoj të kundërtën. Ka potencialin për të qenë numri 1në Europë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *