• |
ide | kryesore

Endrit Mertiri: Çfarë ka ndodhur mes Anxhelinës dhe Beatrix

Paparazzi, Slider



Anxhelina dhe Beatrix e mbyllën vitin 2018 me një zënkë mes tyre.

Kushërirat u përfolën për një mosmarrëveshje që patën në fundvit, dhe më në fund një person shumë pranë vajzave ka folur për këtë situatë.

I ftuar në “You and Me” në Nrg Radio, fotografi Endrit Mërtiri tha se nuk i takon të flasë për këtë çështje, e megjithatë dha një mesazh për të gjitha mediat që folën mbi zënkën e dy kushërirave.

“Sigurisht që s’më takon mua të flas për këtë çështje, por meqë m`u dha rasti kam një mesazh për mediat dhe publikun nisur edhe nga historia ime. Njerëz jemi dhe debate kemi”, u shpreh fotografi.

Ai foli edhe për zënkën e tij me miken e ngushtë Aurela Hoxhën, me të cilën nuk kishte folur për një javë:

“Unë me Aurela Hoxhën zihem shpesh për gjëra që nuk biem dakord. Qëndruam një javë pa folur një herë dhe mediat e bënë qimen tra, ndërkohë që ne më pas u pajtuam. E kuptoj që duan klikime dhe kjo është puna e tyre, por hiperbolizimi i situatave nuk është një gjë e mirë”, tha Endriti.

Moderatorja e emisionit Julka Gramo e ka ngacmuar fotografin duke i thënë se ai e konfirmoi disi lajmin se mes Beatrixit dhe Anxhelinës ka pasur një “zënkë”, por Endriti nuk ka pranuar ta ketë bërë këtë gjë.

Epo në një farë mënyre mendojmë se e bëri!

“Iconstyle.al” zbuloi pak kohë më parë se “molla e sherrit” mes dy vajzave ishte bërë grimieri Ariel, me të cilin Anxhelina jeton në një shtëpi.

Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila me sa duket është bërë xheloze për të ndarë mikun e saj të ngushtë me Beatrix-ën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *