• |
ide | kryesore

Emrat/ Cilët janë 2 të arrestuarit në Kapshticë me kanabis të fshehur në krunde

Lajme, Të fundit



Një sasi madhe droge është kapur mbrëmjen e sotme në doganën e Kapshticës nga agjentët e anti kontrabandës. Dy shoferë janë vënë në pranga deri më tani. Ata janë Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa kamionë e mbushur me krunde ishin nisur nga Tiranë për në Greqi.

Droga është gjetur në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë. Lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj. Ende nuk dihet sasia e saktë, por burimet thonë se sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *