• |
ide | kryesore

Tennis/ Navratilova sulmon transgjinorët: “Një mashtrim i çmendur”

Sport



“Një praktikë e cmendur, një mashtrim i vërtetë”. Pa përdorur lojëra fjalësh, Martina Navratilova është kthyer të kritikojë hapur pjesëmarrjen e atleteve transgjinorë në kompeticione femërore. Miti botëror i tenisit, por edhe ikona gay pasi doli hapur në fillimet e viteve 80, në kohën kur të deklarohej homoseksualiteti ishte akoma një tabu, ish-kampionia amerikane kthehet të trondisë komunitetin trans, e bashkë me ta edhe gjithë botën sportive.

Navratilova ka marrë kështu një pozicion kundërshtues absolut, ndaj mundësisë që i është dhënë atleteve të lindur burra, për të garuar kundër atleteve të lindura femër. Një diferencë biologjike që – sipas Navratilovës – kthehet në një avantazh të qartë agonistiko-sportive. “Eshtë sigurisht e padrejtë për gratë që duhet të konkurojnë kundër personave që, biologjikisht, janë ende burra – shkruan Navratilova në një editorial për Sunday Times -. Jam e lumtur ti drejtohem një gruaje transgjinore në cilëndo formë të dojë, por nuk do të isha e lumtur të konkuroja kundër saj”.



2 Comments

  1. Transgjinoret jane rrezik i tmerrshem sot per lirine e shprehjes. Nuk do ja hedhe paq Martina. Shume jane pushuar nga puna dhe lincuar nga twiter-mafia per edhe me pak se kjo deklarate. Free speech phobia eshte fobia me e madhe e shek. 21. E majta sot te kujton inkuizicionin. Nuk behet fjale me per politke por per fe.

  2. Po komuniste jane mer burre cfare e majte, apo se ke parasysh komunizmin? Kjo eshte policia qe te ndalon te flasesh nese nuk flet “ne perputhje me vijen e Partise”, (politically correct). Cfare ndryshimi ka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *