• |
ide | kryesore

Meg Ryan tashmë një producente

Paparazzi, Slider



Një mbretëreshë pa konkurrencë e komedive romantike, Meg Ryan ka vendosur të krijoj shtëpinë e saj të prodhimit dhe po përgatit tashmë filmin e saj të parë.
Në një bisedë me gazetarin e New York Times, ajo tha se dëshiron të bëjë një komedi romantike në shijen e saj që do të jetë në frymën e filmit si të Nora Efrom (“Kur Harry takoi Sally”, “Ju pranuat postën”,…).Aktorja tha për The Times se për momentin filmi nuk ka ende titull, por nuk do të jetë aspak i ëmbël, por inteligjent dhe se do të komentojë botën moderne në një mënyrë të mprehtë.
Ajo nuk ka dashur të fliste për aktorët që do të paraqiten në film, por është e bindur se do të përzgjedh më të mirët e mundshëm që ekzistojnë në tregun hollivudian.
“Sharmi i vërtetë është diçka me lindje dhe mund ta shoh te aktoret si Jennifer Lawrence, Emma Ston ose Ryan Gosling”, tha aktorja 57-vjeçare.Ndërkohë, ajo së fundi ka kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me John Mellencampin.
Nderkaq Ryan është raportuar se do ta shohim gjatë këtij viti në një film të ri në ekranet e mëdha të kinemave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *