• |
ide | kryesore

Çfarë u vendos në Vjenë? Basha kthehet në Tiranë e thërret sot Kryesinë

Lajme, Të fundit



Një ditë pas dorëheqjes së opozitës nga parlamenti, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes një postimi në Twitter ku edhe ka shpërndarë foto të bisedës me kryedemokratin Basha.

“Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike” – thuhet në postimin bashkëngjitur fotove.

Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha ka vizituar Vjenën, ku ka zhvilluar takime me disa zyrtarët. Por duket se qëndrimi në Vjenë ka zgjatur vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD. Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në orën 18.00 Kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD me një pikë në rendin e ditës: hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Njoftimi nga PD 

Partia Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së njoftoi se situata në Shqipëri ishte në qender të diskutimeve me Kryetarin e Partisë Denikratike, Lulzim Basha. Duke e cilësuar si shqetësuese situatën e krijuar në Shqipëri, grupi i PPE në OSBE bën të ditur se raportimi i kryetarit Basha ka patur në fokus protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend. Në këtë seancë të posaçme dëgjimore morën pjesë edhe anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan. Mësohet se gjatë qëndrimit disaorësh në Vjenë, Kreu i opozitës ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare. Qëllimi i këtyre takimeve është shpjegimi i situatës politike në Shqipëri, e cila ka në bazë blerjen e zgjedhjeve nga Kryeministri Rama nëpërmjet krimit të organizuar, siç e provojnë përgjimet e dosjes 339.



9 Comments

  1. Ishalla sdrron mendje se ne tham shyqyr dolen jasht sistemit gjysma e politikaneve te korruptuar. Ishalla sfuten prap.

  2. Patjeter qe keta te PD i lan duart perfundimisht nga politika. E thjesht fare. Edhe nese fitojne zgjedhjet. Qe diten e pare mbas zgjedhjeve, i lind e drejta opozites se re te djegi mandatet per shume arsye. Prandaj edhe quhen me kariere te mbyllur. Dhe do vazhdoje keshtu deri sa pastrohet e tere politika.

    1. shume e drjet
      Ate kam menduar dhe une . PO nese neser vjen Basha ne pushtet dhe PSja me preteksin me te vogel , pershembull nuk me pelqen ngjyra e flokeve te Bashes, del dhe thote ‘ne do leme mandatet se basha i ka lyer floket ngjyre kafe’.. Cfare do beje PDja ne kete rast ? Nuk ka asnje justifikim se e ka ber vete kete gje .

  3. Larg qofte nese i kane thene se nuk do njohin me PD-cken dhe se ka plot kntigjente te tjere me te devotshem per nje parti demokratike te rinovuar.

    1. Ti komentusi i opozites. Kupto qe nuk ka lidhje qeveria ketu por politika. Ke kohe te hapesh syte e te shikosh se si do te rreshqasi opozita shpejt ne humnere dhe atehere do te kerkosh drite tjeter ne erresire sepse je edhe ti pjestare i ketij populli.

  4. Ti komentusi i opozites. Kupto qe nuk ka lidhje qeveria ketu por politika. Ke kohe te hapesh syte e te shikosh se si do te rreshqasi opozita shpejt ne humnere dhe atehere do te kerkosh drite tjeter ne erresire sepse je edhe ti pjestare i ketij populli.

  5. Si shkoje dhe erdhi,I shkreti kishte mare dhe gjithe ate valixhe me rroba,por dy ore e pati dhe u kthye me pergrafin nuk meremi me ju,ju dolet me deshire nga politika,lulu u kthye me gishtin ne bythe,bashke me zenin dhe mediun,lul meri perdore zarat e partise dhe nisuni per ne kqz,behu burre

  6. po cfar u vendos. i thane edhe ne Vjen: ik o Lul, ik o rrot kari se ste pjerdh me njeri. shyqyr qe dole vet nga politika i thane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *