• |
ide | kryesore

Reportazh i “The Mirror”: Si mafia shqiptare po mbush Britaninë me kokainë

Lajme, Të fundit



Nga “The Mirror”

“Tregu britanik i kokainës që qarkullon deri në 5 miliardë paund tani është i dominuar nga mafia e pamëshirshme shqiptare”, thanë ekspertët. Bandat e dhunshme nga vendi ballkanik thuhet se kanë marrë ngadalë tregtinë e drogës në Britani, pasi u zhvendosën në vazhdimësi në vendin tonë pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990.

Tani, banditë të frikshme kontrollojnë pothuajse të gjithë tregun në Britani të Madhe – me kokainën më të lirë që nga viti 1990 dhe më e pastra që ka qenë për një dekadë. Mafia shqiptare kapi kontrollin e tregut britanik të drogës duke bërë marrëveshje me “tregtarë e shumicës” dhe duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane. Kjo u lejoi atyre të ulnin çmimin duke rritur pastërtinë.

Mbretëria e Bashkuar tani ka numrin më të madh të përdoruesve të rinj të kokainës në Evropë. Një kërcim i vogël në perandorinë e madhee të krimit është “Hellbanianz”, një bandë famëkeqe që bën ligjin në lagjen Gascoigne në Barking, East London. Turma me 50 persona publikojnë imazhe në mediat sociale që tregojnë tufat e parave dhe makina të shtrenjta.

Banda kishte 115 000 ndjekës në Instagram, përpara se llogaria e saj të mbyllej në nëntor. Ata mbrohen në Barking me “kallash”- AK47 dhe kërcënojnë rivalët. Në një video ata thotë se janë “të gatshëm për luftë”.

Kur “Mirror” shkoi në këtë lagje banorët vendas treguan se shpërndarësit e shesin produktin e tyre nga brenda blloqeve të zymta të një pallati.

Njëri thotë: “Ka 50 ose 60 prej tyre në blloqet e kullave. Hellbanianz – ata kanë një reputacion këtu … Ata nuk janë fëmijë, shumë prej tyre janë në të 20-at. Unë i shoh ata kur ata shtënë në video. Makina që ngrihen, dalin me maska dhe filmojnë veten”.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: “Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe kanë ngjitur shkallët e ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës.

Grupet e krimit të organizuar shqiptar duket se janë të mirë në krijimin e lidhjeve me grupe të tjera për të kryer biznes “kriminal” që përfshin trafikimin e drogës dhe armëve të zjarrit, pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore”.

Mohammed Qasim, nga Universiteti Leeds Beckett, thotë: “Shqiptarët kanë një reputacion serioz. Ata nuk do të mendojnë dy herë për përdorimin e dhunës.” ©Përshtati LAPSI.al



8 Comments

  1. Kurse neve na kane ngritur cmimin e qepeve maskarenjte. E mbushen dynjane me probleme keto mafiet shqiptare, kosovare dhe sidomos mafiet çame…..

  2. Cecenet shqiptare me kallashe… Lere, lere… Na mbushi mendjen! Po te hyje M15 asnje del i gjalle nga ata… Le qe te gjithe brenda jane… E bejne vetem per te ulur imazhin!

  3. kur edvin rama e vangjush dako me spiropelen dhe xhafa e tahiri ne vlor vet ju ngarkojn anjet e kamionet me drog ne doganat e durrsit dhe vlores jo qe mbushin anglin por ter evropen.nuk ka problem vet 6 vite e perkrahen ramen,mbyllen sy e vesh goj e hund dhe tash problemin e kan ne byth mbrenda si rama qe ka pallat e frrokut,roshit,doshit,ndokes etj

  4. Genjejne,,,,,genjejne, Kazan,,,,kazan,,,,do i thote psikopati nga Surreli.Po ne Angli drogen e muaren nga Shqiperia sepse na e bene hambarin e europes per hashash, e keshtu qe emigrantet e saj, nuk krahine, por kane kokaine. Kush do qe te shperndaje pergjegjesite, ato i mbeten droges, e hashashit qeveritar qe u jeshilos vendi me barin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *