• |
ide | kryesore

‘A Star is Born’ do të rikthehet në kinema

Paparazzi, Slider



Pas 8 nominimeve dhe fitoren e “Oscar”-it nga Lady Gaga për këngën “Shallow’, “Warner Bros” do të publikojë në kinema një tjetër version të “A Star Is Born”.

Edicioni special i filmit do të projektohet nëpër sallat amerikane më 1 mars dhe do të përfshijë 12 minuta shtesë, që nuk ishin tek i pari, ku përfshihet performanca e zgjatur e këngëve “Black Eyes”, “Alibi” dhe versioni a cappella i “Shallow”.

Gjithashtu, filmi do të ketë dhe skena të reja të protagonistëve Ally e Jackson, një performancë e “Is That Alright?”, sekuenca nga martesa, një performancë e Jackson të “Too Far Gone”, si dhe një këngë të re të padëgjuar më parë, “Clover”, shoqëruar me skenën kur çifti përpiqet ta shkruajë.

Me një buxhet prej 36 milionë dollarësh, “A Star Is Born” u shndërrua në një hit botëror, me një arkëtim prej 425.4 milionë dollarësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *