• |
ide | kryesore

Brenda ditëlindjes ekstravagante të Aurela Hoxhës në Barcelonë

Paparazzi, Slider



Aurela Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj të 34-rt në një festë të paparë me miq dhe të afërm shumë larg Tiranës.

Bukuroshja mblodhi bashkë miqtë si Endrit Mërtiri apo Dorina Gegiçi në një festë të organizuar në një club nate në Barcelona.

Bukuroshja shqiptare ka ndarë në Instagram disa nga momentet më të bukura të festës së ditëlindjes nga ku mësuam se kishte një tematikë të njëjtë me filmin “Gatsby”  me maska dhe veshje të viteve ’20.

Çdo i ftuar kishte maskën e vet në ngjyrë të zezë vendosur para pjatës.

Festa u shndërrua në një koncert të paparë me muzikë dhe kërcim nga një trupë baleti mjaft e talentuar që dhuroi show për të pranishmit.

Aurela Hoxha ishte bërë mjaft seksi me një fustan në ngjyrë kremi me thekë dhe një palë sandale të zeza me takë gjigante.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *