• |
ide | kryesore

“Duhet shumë më tepër për të më prishur gjumin”: derbi i Londrës i kthen prepotencën Maurizio Sarri

Sport



“Zërat për shkarkimin? Duhet shumë më tepër për të më prishur gjumin. Fle i qetë”. Fjalët e thëna mbi pankinën në rrezik, nuk e shqetësojnë teknikun e Chelsea Maurizio Sarri. “Kam folur me shoqërinë e më thanë se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që shkruhen, duhet ti besoj – ka deklaruar ish-Napoli pas 2-0 kundër Tottenham në Premier League – Kepa? Bëri një gabim dhe vuajti pasojat, por nuk është se duhet ta vrasim tani”.

Sarri e përjashtoi Kepa nga formacioni titullar kundër Spurs, duke hedhur në fushë Caballero. “Ishte një mesazh për grupin, jemi një skuadër, jo 25 futbollistë. Nëse do të kthehet titullar në ndeshjen e ardhshme? Të shohim…”.

Italiani ka bërë edhe një bilanc të shpejtë të situatës së Chelsea, duke e vënë theksin tek kalendari i vështirë, që nuk i ka dhënë një dorë në këtë moment delikat: “Ishte një muaj i vështirë, por është edhe e vërtetë që patëm një kalendar shumë të vështirë. Në dy tre ndeshjet e fundit treguam se po ringjitemi, gjetëm soliditetin difensiv dhe kjo është një hap i rëndësishëm përpara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *