• |
ide | kryesore

Ed Sheeran dhe Cherry kanë ndër mend të realizojnë një ceremoni tjetër

Paparazzi, Slider



Me sa duket, Ed Sheeran e Cherry Seaborn janë martuar dhe s’i kanë thënë gjë askujt. “The Sun” shkruan se sipas një burimi, celebrimi është bërë në dhjetor, pak para krishtlindjes, në shtëpinë e tij në Suffolk.

Ka qenë një ceremoni intime, me rreth 40 të ftuar, asnjë të famshëm, vetëm familjarë dhe miq të vjetër.

Sipas revistës, Ed e Cherry kanë ndër mend të realizojnë një ceremoni tjetër, këtë herë të madhe, si Justin Bieber e Hailey Baldwin, ku do të ftojnë miqtë e famshëm, si Taylor Swift, këtë verë.

Teoria u konfirmua nga “Rudimental”, që pak javë më parë thanë se i kanë marrë ftesat dhe mezi po presin të marrin pjesë në dasmën e Ed e Cherry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *