• |
ide | kryesore

Rikthehen Jonas brothers pas një mungese të gjatë

Paparazzi, Slider



Vëllezërit Jonas janë kthyer!

Trioja e famshme e vëllezërve e përbërë nga Nick Jonas, 26 vjeç, Joe Jonas, 29 vjeç dhe Kevin Jonas, 31 – kanë publikuar hitin më të ri të titulluar “Sucker”.

Ata janë rikthyer pas 6 vitesh mungesë në tregun muzikor, pasi kishin vijuar karrierën solo gjatë kësaj periudhe.

Videoja e shumëpritur muzikore i ka befasuar të gjithë pasi Jonas Brothers shfaqen me partneret e tyre të bukura: Danielle Jonas, Priyanka Chopra dhe Sophie Turner.

Ato shfaqen mjaft seksi me disa kostume të çuditshme të tipit “Eliza në Botën e Çudirave”, që vërtiten rreth një kështjelle dhe kopshti fantastik.

Grupi konfirmoi se do të rikthehej të enjten, por prezenca e partnereve të tyre ishte një surprizë më vete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *