• |
ide | kryesore

‘Portokalli’ vjen me 2 prezantues të rinj

Paparazzi, Slider



Portokalli” për të disatin vit rradhazi do mbyllë javën në Top Channel por kjo nuk është diçka e re.

Surpriza që ka rezervuar produksioni i emisionit duket se ka të bëjë me moderatorët. Dyshes së konsoliduar, Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut, që gjithmonë e më shumë i shohim në realizimin e roleve e në aktrim, do ti bashkohen dy moderatorë të rinj. Këtë e ka pohuar regjizori i programit mbasditen e djeshme, i ftuar në “Ftesë në Pesë”. Altin Basha gjatë intervistës tregoi se prurjet e reja nuk do të mungojnë si në çdo fillim sezoni, por surpriza më e madhe janë drejtuesit e “Portokalli”.

“Fillojmë me 4 moderatorë, do të jetë një surprizë interesante fillimi i këtij sezoni, do të vazhdojmë me surpriza të tjera. Kemi shumë produkt i cili pret të shfaqet dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Do jenë 2 aktorë të rinj meshkuj, por do të ketë edhe femra që do të vijojnë në sezon. Do të ketë të ftuar edhe aktorë të njohur”- rrëfeu regjizori



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *