• |
ide | kryesore

Basha: Ndërkombëtarët duan stabilitet, por mbyllin një sy për autokratët e korruptuar

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha është përballur ditët e funit me kritika të forta nga BE dhe SHBA pas vendimit për djegien e mandatave, një akt që publikisht nuk është pranuar nga selitë diplomatike. Por në një intervistë dhënë për emisionin “360 gradë” në Ora News, Basha tha se ndërkombëtarëve u intereson stabiliteti dhe jo problemet e brendshme të demokracisë duke mbyllur një sy për autokratët e korruptuar.

“Stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë. Presim nga ndërkombëtarët të flasin për problemet e rënda që ka Shqipëria me demokracinë. Nuk ka rezistencë për faktorin ndërkombëtar. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që tu flasim hapur ndërkombëtarëve.

Për një kohë të gjatë, interesi i tyre ka qenë stabiliteti dhe kanë mbyllur ndonjëherë ndonjë sy edhe kur kanë parë udhëheqës autokratë të korruptuar, të cilët kanë përdorur fasadën e stabilitetit për të akumuluar pushtet e pasuri në kurriz të qytetarëve” – tha Basha.

“Tani po kuptohet se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë. Stabiliteti i rremë, pas njerëzve të fortë, të cilët bëjnë aleanca me të tjerë njerëz të fortë, shkatërrojnë institucionet dhe vjedhin popullin e tyre, në fund të fundit çojnë në destabilizim të situatës.

Ne kemi detyrë që propagandës së madhe që Rama ka bërë në drejtim të faktorit ndërkombëtar ti kundërvëmë faktet dhe të vërtetat. Ai ka avantazhin e një makinerie të madhe e të shtrenjtë, ne kemi një avantazh më të madh, ne kemi faktet, argumentet dhe të vërtetën mbi bazën e këtyre elementëve, duket qartë se ne kemi në anën tonë edhe qytetarët” – tha Basha që bën edhe një kërkesë.

“Kërkesa që ne i shtrojmë faktorit ndërkombëtar është fare e thjeshtë: ne duam që ju të flisni hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respektimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj.

Ne kërkojmë që në këto fusha të zbatohen të njëjtat parime e standarde siç zbatohen në vendet e tyre. Kështu do ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga kjo krizë dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane” – e mbyll Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. O lul ata folen troc, nuk te perkrahin. Tani o jemi budallepsur ne si popull,
    o do te na besh me zorr. Vazhdo moj lule ferre me budalliqe dhe idiotesira, se mire e ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *