• |
ide | kryesore

Linda Halimi tregon për rikthimin në formë pas lindjes (Foto)

Paparazzi, Slider



Linda Halimi i është përgjigjur pyetjeve të bërë nga ndjekësit.

Ajo tregoi se nuk kishte mbajtur aspak dietë dhe ishte aktive duke u stërvitur në palestër deri në muajin e 7-të. “Kam ngritur pesha, duke e ulur çdo muaj më pak peshën, më shumë përsëritje të seteve! Kam ecur shumë dhe gjithë pesha e fituar ka shkuar te barku. Ka patur ditë kur s’kam dashur të ngrihem nga shtrati dhe ato ditë kam pushuar normalisht”, shkruan Lindita.

Këngëtarja gjithashtu këshillon që nëse nuk jeni marrë me stërvitje para shtatzënisë, të mos i nisni gjatë saj. Ajo shprehet se ushtrimeve do t’i rikthehet pas 3 javësh.

“Akoma nuk kam mundësi të ndjek ushtrimet, sepse jam në shërim e sipër dhe ndjehem sikur jam në qiell të 7-të me bebin tim, por nga java e 3-të e tutje mendoj të filloj ushtrime të lehta! Dhe të rris presionin gradualisht!”, tregon Lindita Halimi.

Image Image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *