• |
ide | kryesore

Juventus projektohet “made in Italy”, por Marotta kërkon ti rrëmbejë Chiesa

Sport



E akuzojnë shpesh për simulues, por askush nuk mund të vendosë në dyshim talentin e Federico Chiesa. Mbi sulmuesin e Fiorentina kanë hedhur sytë klubet kryesore italiane, por edhe disa të rëndësishme europiane. Sulmuesi i ri është i hapur një një mundësi të madhe, edhe pse në Firenze po përpiqen ta blindojnë duke i rinovuar kontratën deri në 2024, me rritjen e pagesës deri në 3 milionë euro plùs bonus, sepse duhet zbrapsur sulmi mbi të gjithë i Juventus.

Bardhezinjtë janë favoritë për Chiesa, që së bashku me Zaniolo konsiderohet një element fondamental për të vazhduar të bazohet mbi një skuadër “made in Italy”. Sigurisht që kërkesa për 21 vjecarin është e lartë: për ta marrë nga Violët duhen të paktën 60-70 milionë euro. Jo pak për një klub që nuk mund të bëjë cmenduri në merkato, pas Cristiano Ronaldo. Për këtë në Torino po mendojnë zërat në shitje dhe Douglas Costa duket më i predispozuari për tu larguar, me një cmim që superon 50 milionë.

Juventus nuk mund të humbasë kohë, sepse konkurenca është e lartë. Liverpool, Psg e Bayern Mynih po e ndjekin me interes Chiesa, që edhe në Itali ka pretendentë. Pas kampionëve të Italisë vjen Inter. Marotta ëndërron goditjen e madhe italiane, por duhet të bindë Federico të pranojë sfidën zikaltër. Inter është gati ta provojë me 4/5 milionë euro plùs bonus dhe një project teknik të nivelit të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *