• |
ide | kryesore

Protesta në UBT/ Studentët: Do qendrojmë në protestë më gjatë se banorët e Astirit

Lajme



Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës po vazhdojnë protestën në zonën e truallit në afërsi të godinës, të rrethuar nga Bashkia e Tiranës që ka njoftuar planin për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare. Një grup i studentëve protestues ka tentuar të rrëzojnë barrierat metalike rrethuese të një pjese të fidanishtes, ku ata zhvillonin normalisht deri para pak ditësh praktikën mësimore.

“Ne do të qëndrojmë më gjatë se banorët e Astirit në protestë. Senati Akademik është kundër uzurpimit të këtij territorit. Një pjesë e profesorëve që kanë dalë kundër protestë më duken ose sikur janë të blerë ose sikur i kanë hedhur trutë e gomarit.”- është shprehur njëri prej studentëve, duke hequr paralele mes protestës së tyre dhe qendresës disamujore të banorëve të Astirit.

Studentët nuk kanë përjashtuar përshkallëzimin e kësaj proteste, që mund të shërbejë sipas tyre si shtysë për një tubim masiv, të krahasueshëm me protestën e studentëve që nisi në dhjetorin e shkuar. “Mund të jetë një fillesë e protestës studentore. Pakti për Universitertin ishte një tallje me studentët. Kërkojmë zgjidhje të problemeve.”- tha njëri prej tyre.

Kazuës së tyre i është bashkuar edhe Dekani i Fakuletit të Ekonomisë dhe të Agrobiznesit (FEA), Maksim Meço, i cili shpjegoi se plani i Bashkisë së Tiranës bie ndesh me projektet që vetë Universiteti ka parashikuar në funksion të modernizimit të fidanishtes, në shërbim të qëllimeve didaktike të stafit akademik për studentët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *