• |
ide | kryesore

Presidenti i Sampdoria e kapiteni i Romës sherr pas ndeshjes

Sport



Ndeshja në Genova ka sjellë jo vetëm dëshpërim për humbjen, por edhe inate që janë relektuar pas ndeshjes, por edhe në rrjetet sociale. Kështu, nëse Ferrero ka qenë cinik ndaj një tifozi roman, ka qenë akoma më ofensiv ndaj autorit të golit të vetëm Daniele De Rossi. Situata në fakt u agravua për shkak të protestave të Sampdorias ndaj administrimit të ndeshjes që ka bërë gjyqtari Mazzoleni.

Sipas asaj që vjen e raportuar nga Secolo XIX, jashtë dhomave të zhveshjes ka pasur një përplasje verbale, e kthyer gati në një zënkë, mes Daniele De Rossi dhe presidentit të dorianëve Massimo Ferrero. Të dy personat kanë qenë të nxehur dhe fytyrëvrerosur jo pak, por kalimi tek duart është shmangur nga ndërhyrja e personave të tjerë që janë ndodhur aty.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *