• |
ide | kryesore

Bebe Rexha: Babai kishte frikë të bëhesha këngëtare

Paparazzi, Slider



Kur ishte e vogël, Bebe Rexha ra viktimë e një frike prindërore të njohur.

Bebe ishte tejet e dhënë pas muzikës që e vogël, po babai i saj, mendonte se të merresh me muzikë do të thotë të bësh seks, drogë dhe rock & roll. E vërteta është shumë larg kësaj, por sidoqoftë, ai shqetësohej për fiksimin e të bijës veçanërisht me këngët pop.E ftuar në The Jonathan Ross Show, Bebe tregon se jo vetëm që s’bëhet fare fjalë për seks, drogë dhe rock & roll, por krejt e kundërta madje.“Më lejonte të dëgjoja muzikë, por e vinte re sa e fiksuar isha me këngët, me të shkruarit dhe ishte kundër [kësaj karriere] sepse e mendonte industrinë e muzikës si një vend të rrezikshëm. Seks, drogë dhe rock and roll. Ashtu është, meqë ra fjala, por jo për mua. Për mua s’ka seks, as drogë, thjesht rock and roll.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *