• |
ide | kryesore

Dua Lipa, një rrëfim për familjen e saj dhe Kosovën

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për revistën prestigjoze “Elle”, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj dhe fillimin e vështirë të karrierës, të cilës tashmë po i shijon suksesin e madh. Këngëtarja tregon se kur jetonin në Londër, mamaja e saj studionte Juridikun, ndërsa babai bënte muzikë dhe studionte për stomatologji.

Këngëtarja tregon se kur ishte në moshën 9-vjeçare, nisi të shkonte në shkollën “Sylvia Young Theatre”, ku kishte studiuar edhe Amy Winehouse. Atje, mësuesi i kishte zbuluar talentin në muzikë, dhe zërin e veçantë, ndryshe nga çdo moshatar tjetër. Ai e kishte vënë shpesh të këndonte para nxënësve, gjë që kishte rritur vetëbesimin e Duas. Mirëpo, në moshën 11-vjeçare, këngëtarja kthehet në Kosovë, pasi babai i saj kishte marrë një ofertë pune që s’mund t’a refuzonte. Ajo ishte e lumtur që po kthehej në origjinë dhe një ndër arsyet që e gëzonte ishte që njerëzit do t’a shqiptonin saktë emrin e saj. Megjithatë, shkolla i rezultoi e vështirë, gjithashtu edhe të bërit miq të rinj.

“Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti marrësh vesh ti, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ju keni etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka një paragjykim për këtë. Në filma, çdo shqiptar është në mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë.”- rrëfen këngëtarja shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *