• |
ide | kryesore

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

2, Arkiva, Ide

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq thellë në brendësinë e qënieve njerëzore. Të shtangur, me një vështrim të mpirë prej trishtimit, me dhimbjen për atë masë gurësh mbi 800 vjeçarë, njerëzimi përjetoi rrënimin e një pjese të historisë së tij. Dukej se në flakë nuk po kallej një ndërtesë, por një qënie e gjallë që kish marrë jetë në shekuj në shpirtin e çdo francezi. Ndoshta e njëjta dhembje, mbase edhe më e madhe, nëse do të bëhej fjalë për një tragjedi me jetë njerëzore.

Ekzistenca e një ndërtese mund të marrë trajtën e një ekzistence njerëzore përsa kohë ajo është e lidhur me kujtimet e atyre që jetojnë me të. Ajo kthehet në pjesë të jetës së tyre jo thjesht si objekt, por si një dëshmitare e dashurive, vuajtjeve, gëzimeve, ngjarjeve të vogla apo ndodhive të përditshme. Bëhet pjesë e rrëfimeve dhe e memories njerëzore, mbartëse e kujtimeve qindravjeçare që brezat ua transmetojnë njëri- tjetrit. Ekzistenca e saj është diçka që njerëzit e zakonshëm e përcjellin edhe si dëshmi të ekzistencës së tyre. Duke e patur të pranishme në rrëfimet e tyre, ata komunikojnë me të, krijojnë një raport të veçantë emocional, preken kur rikthehen pas një mungese të gjatë, u mungon kur largohen nga vendi i tyre, mjafton një foto që t’i përlotë, duke përzierë në shpirtra kujtime të largëta që ai objekt i mbart ndër gurët e tij.

Janë pikërisht këto ndërtesa, qofshin madhështore si Notre Dame apo të thjeshta si kinemaja e vjetër e një lagjeje, që lidhin rrënjët dhe shpirtrat e atyre që jetojnë bashkë me to. Ato përbëjnë “memorien e pafajshme”  që i bën njerëzit më të ndjeshëm, më të butë, më të dashur me njëri- tjetrin, që krijon historinë e vogël të përbashkët dhe kujdesin për ta përcjellë atë të padëmtuar tek ata që vijnë më pas. Kjo memorie mban gjallë emocionet, nostalgjinë, historinë dhe vetë rrëfimin e lashtë që i jep kuptimin jetës njerëzore. Godinat, pemët, rrugicat, madje dhe qentë apo macet e lagjes, që e përbëjnë këtë memorie, frymojnë bashkë me banorët e tyre. Ndaj humbja e tyre dhemb po ashtu si një humbje njerëzore.

Shoqëritë njerëzore që nuk e kanë këtë dimension të ekzistencës së tyre, janë më të vrazhda, me mungesë thuajse të plotë të solidaritetit human. Ato motivohen nga materializmi, eksitimi për të fituar, individualizmi dhe papërgjeshmëria ndaj të përbashkëtës. Për këto shoqëri gjithçka fillon e mbaron brenda mureve të shtëpisë së tyre. Memoria e tyre regjistron vetëm vlerën e pasurisë që mund të mbledhin, si të vetmen vlerë që do të lenë pas. Rrëfimi i përbashkët që do t’i bënte qënie më sociale, më të ndjeshme e më të përgjegjshme, e ka humbur fillin dhe konflikti, si dominim i më të fortit, kthehet në ligjësi.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si ndër dhjetra vjet ranë të gjitha godinat, lagjet dhe hapësirat ku gjallonin kujtimet tona. Bashkë me to u fshi edhe ajo memorie e pafajësisë që kishte rritur disa breza. U zhduk Tirana historike, shtëpitë e vjetra, pastaj me radhë kinematë, fushat e sportit, dyqanet e vogla, parqet e lodrave. U shkatërrua lulishtja emblematike e sheshit Skëndebej, u shemb stadiumi, do prishet Teatri Kombëtar, Durrësi antik, e kështu me radhë. Më të fortët do ngrenë kulla, ndërtesa moderne, kryevepra të arkitekturës, të cilat do të prodhojnë memorien tonë të re, atë të asgjesimit të përkatësisë së përbashkët dhe lartësimit të etjes për të fituar, duke shkelur mbi gjithçka e mbi gjthëkënd.

Prej shumë vitesh po ecim në këtë rrugë dhe habitemi pse jemi gjithnjë një shoqëri në konflikt permanent. Prekemi papritur vetëm nga një foto bardhezi që dikush e hedh në facebook e na provokon nostalgjinë për qytetet tona që nuk i përfshiu flaka por i fshiu kazma që i vumë vetë ne. Ku jetojnë kujtimet e gjyshërve, prindërve tanë? Po kujtimet tona cilat janë? Nuk ka mbetur më asgjë. Edhe fotot ngacmojnë emocionet e atyre që i mbajnë mend dhe i kanë përjetuar lagjet e qyteteve tona të dikurshme, e që do vazhdojnë të jetojnë edhe pak kohë pas tyre. Po fëmijëve tanë, çfarë memorie u kemi lënë nga jetët e mëparshme? A ndjejnë ata diçka kur shemben edhe shenjat e fundit të kujtesës sonë për t’ua lënë vendin strukturave të xhamit e betonit?

Në sytë e tyre nuk do të gjendet kurrë ai trishtim sublim që rridhte tek miliona francezë ndërsa shihnin katedralen e Notre Dame të përpëlitej mes flakëve. “Sot po digjet një pjesë e jona, tha presidenti francez. Ajo është historia jonë, letërsia jonë, imagjinarja e jonë. Ajo është epiqendra e jetës tonë”. Po epiqendra e jetës sonë, cila është? Atë ne e kemi djegur prej kohësh. Prandaj është e kotë, ne nuk do të përjetojmë kurrë të tilla ndjesi si ato që përjetuan mbrëmë miliona qënie njerëzore, ndërsa shihnin të digjej një pjesë e shpirtit, e jetës dhe e kujtimeve të tyre.

31 Comments

    1. noterdamin e parisit duket qarte kush ka vene dore dihet po kush do themi ne eh nje zot e di shume mire se kush dhe cmllef kishin me parisin ishte mllefi te ikte nga detyra Makron dhe per inat dogjen parisin keto nivele qe bejne xheste te tille jane te semure pasi kane mare pjese ne politika dhe duan karrige turp me i math ska ku te veje me po kur ske mendje te mungon keto xheste do besh po ama nje zot e di se kush i ben keto fandalizma ne zemren e parisit po mirmo pse parisi ua ka fajen apo udhheqsit e Parisit o shqiptari eshte nje fatkeqesi qe nuk di se si te sillesh me nivelet tuaja kaq te uleta po shqiptari kur sdo njer tjetr cdo presesh tjetr po Makronin e ke inat sic ke dhe shqiptaret e tu inat pse ky ne krye e pse sje ti ne krye po mir mo mir kaq e lehte eshte te jesh organizator i shume sulmeve dhe prape te jesh ne liri veprimi shqiptare me ju nuk ka si te sillesh me ju nuk ka si te funksionosh kur shpirtin e ke katran se me katranet je rritur kur lene nenen e femijes pa shtepi pa pune pa bashkshorte pa mbeshtetje pa jete semundja jote keshtu do qe ti leri situatat cope cope dhe vete ja se te ndihmon po pse mo bare hane situatat duket qarte qe perse behen xheste te tilla mllefi qe pse nuk u be kryeminister i shqiptareve i vuri fugen parisit po do thush qe prap do bej situata fatale dhe ste kaq njeri e ke gabim po ne shqiperi nuk ju ka dhene askush dashuri njerzore me njer tjetr se shqiperia si komb po u bie me qaf parisit po i bie me qaf cdo te huaji kur vete si te paafte i sollet te huajt ne shqiperi kur shqiperia nuk ka nje demokraci inividuale te jete ligji ne fuqi i forte jo mllefet njerzore ku hedhin sa andej ketej sotuata te papelqyera po a kemi 50 vjet afro ju te rretheve nuk kishit nje cope buke tja jepnit qytetari po prishet shtepi katandi familjen sikur ua kemi ne fajen po ligjin e keni shkelur shume here perse nuk e pranoni qe semundja do kuruar me hilacin e merituar dhe me riedukim me ligje te forta po akoma ne paris vete mekaton ti ti qe nuk kupton qe nje dite keta shqiptare sldo do dalin zbuluar qe dora e tyre eshte qe bejne keto situata atehere kur themi qe nuk di si te sillesh kur te toleron ti te kafshon atehere cdo bejme do leme nivelet te bejne keto situata te tille nuk e ka pasur problem Franca ta marre kush te doje situaten shqiptare ti jep dhogari perse me solle nga kosova ne shqiperi un dhevi madhi zot do kete Badhkanin ne ndremjetsim ku un nuk jam shaiptare ok ketu kjo thenie ka qellim ku origjina ime nuk eshte akoma e inditifikuar se ku do jete qendrimi im perfundimtare dhe qe nuk do kem te beje me faren shqiptare sepse jane dhe kane pabesi kur te jep shanci doren ti shqiptare bene si i shkalluar ja ke bere vetes nuk je i lire te besh cdo trror dhe ne fund te thuash se bere ti po kush apo gomari me gjermush o shqiptar o shqiptate ke rrenuar gjithe tambare po perse mor i uruar nuk kerkon ligjin ne token tende po vete i ve fugen tokes huaj po pse mo kush ta ka fajin 50 vjet skllaveri na kena cu na erdhi zoti na shpetoi nga ligesia e shpirtit tend po pse do te vesh ne krye per ti roberuar popse do te besh politika ku mua me heq cdo mbeshtetje dhe do te besh kariere mbi keto pabesira perse do te jesh vetvetja ji po jo tme biesh mua me qafe me para te pista u pasuruat dhe na rrini mbi koke me ato para te mallkuara ku paguani cdo kend per tme shkelmosur po cke meua un nuk po te shlelmos ti vazhdoo vazhdo vri pri digj shkatro eshte akoma dita jote kur te vije dita ime cdo besh ku do shkosh e mendon jo ju thoni qe ne shqiperi kush bene keq fiton jo jo gabohesh rende mblidhet dhe nje prove akoma me e forte dhe do thoni cdo na besh ok ne nuk bejme asgje se u duket sikur kemi frike po turp i math te konfirmohesh nga kush te vjen e keqa dhe te kesh frike kjo eshte e pa tolerueshme po shiko cbeet ne shqiperi po ju qe keni qene pse na keni mbajtur skllave ne nul po ju mbajme skllave ne po mundohemi tu bejme paqe komplet di komb po ju nese ju duket vetja si shqiptare me te forte se ligji gaboheni un po ju them ligji me vdekje nuk ka qene po do behet do dali ligji me vdekje per arsye se kur bene nje krim kur tjetri eshte ne token e tij bene jeten etij ka njemivjet para shqiperise dhe e di qe shqiperia eshe natyre e paster po njerzimi si komb jane shume te keq atehere vetev ato nivele te cilet nuk kane dhogjika te bejne xheste te uleta te prishin rendin qetsin e dites po ku kane shkuar shqiptaret neper bote po do thoni ju ka dhe te tjere jojo jo jo askujt nukia mbane te beje situata te renda keta qe bejne keto palacodheqe jane nivele politike ne shqiperi qe e dine situatat e njer tjetr dhe pse u zbulua nje situate hakmerren me te tilla xheste po pse mo ckujton se je ti qe bene keto prapaskena si mua e perdor katedralen qe me ke bere lecke per top me ke lene ne rruge kryq se mos dale un mbi ty po kjo eshte paturpesi dhe pamendesi ku kerkon nje gje qe nuk ja arrin dot nga mekati jo se nuk te lash une apo tte hujt or a e dii cpo beni ju ja beni vetes dhe denimin me vdekjeve keni pak po do tu varin per skllaverin per 50 vjet e kusure me ke ren me qaf kur e di mire qe fajin sta kam une bene tregjedi perse un meshirova po ju nuk meshironi po politika ne shqiperi ka faje puno private me djerse nese do te behesh kryeminister puno si ka punuar ne terren kryeministri jot shqiptare i mesonte rrugen e kultures pastaj te tjerat pse shqiperi me shume jane te djadhzuar se do cuar tek vendi qevu takon nivelet qe rrenja shqiptare ka ne mendjen e vete ju i doni njerzit ti beni skllever po niveli si niveli i pabuksve do perbadhen me ligjin me te forte qe ekziston

  1. Ti pyet me te drejte : Po epiqendra e jetës sonë, cila është? Une po te them babezia per gjithçka , ani se po thyen zemra dhe po prish shpirtera .

    1. epiqendra jone deri tani eshte nenshtrimi ndaj komunistave te ricikluar. PIK , te gjitha te tjerat jane alibi qe i sherbejne qeverise per muhabet ne parlament.

  2. Kullat as kane hyre dhe as nuk do te hyjne kurre ne memorien tone por vetem te atyre mjeraneve qe per Zot njohin parane. Ti gezojne nese do te gezohen dot prej tyre.

  3. Tashme do te triumfoje kinezeria historike. Lejfeni i Bashkise eshte I Perzgjedhuri! Rrofte Internacionalja! Rrofte miqesia shqiptaro-kineze e re!

  4. Pyesin -Llupsit-tone per ndertesa -historike.-Pyesin -betonizuesit-e pa skrupullt pa prishur c’do gje me vlera historike dhe kulturore vetem e vetem per te ndertuar kulla per perfitimet e tyre,gjoja duke na i servirur zhvillim-zhvillim. Keta jane pjella e tyre qe prishen -kishat dhe xhamiat-keta nuk kane dhe nuk njohin vlerat historike ,kulturore dhe te kultit.

  5. Mjafton ti doje sandri, mero,vjollca,zamo,ceti,ulaj kullat se shqiptaret jane idiote, nuk kane shije, as emocione, jane hordhi bastarde malokesh qe kane rrethu tiranen me urdher te saliut, sic thoshte per turpin e vet Fatos Tarifa sot. Shkrim i ndjere shkullak!

  6. Ajo qe shkaterroi Saliu eshte njeriu qe nuk behet me ,prandaj jane bere te babezitur te gjithe,o burra kush mund te vjedhe.Shkrimi eshte i drejte ne aspektin e ruajtjes se vlerave kombetare,por vlera me e madhe eshte njeriu qe Berisha e shkaterroi plotesisht.Nje vend qe s’ka asnje vlere morale,ku babai shkon me vajzen,ku vrtiten dhe priten njerzit per nje cope kanal,ku kurveria po ben namin et.etj shkolla etj ,ky edepzes qe eshte bere si dhia plake, ja qiu nonen te gjitheve.Prandaj duhet ndertuar njeriu dhe pastaj keto te tjerat.Askujt ne Shqiperi (perfshi ketu edhe Shkullakun) nuk i dhimset asgje,biles edhe me vorrezat kane pune.

    1. pirdh mer loqe pirdh se ne fakt kemi dhe nje jete tjeter rezerve. zgjohu nga gjumi o pall kari, ose vazhdo promovo shitsat e peshkut dhe futi ne administrat se kemi durim ne te tjeret. vazhdon ti me fajin e ka pd, atehere ca beri ky krynaltsia e madhe kur ishte ne opozit, ka bere po te njejten gje eshte njelloje bashkpunues mos them qe eshte edhe me i keq se doli qe nuk di te beje asgje ne jete dhe ka perdhosur njerzit kstile per te gllaberuar gjithcka. e pra ketu hyn dinjiteti i atyre pak qe kane ngelur dhe i thone o edi o te qifsha rracen e fisit ne pidhe mos na u hiq sikur je ndryshe se nuk ke per tja dale kollaj. se ndryshe merr kalamjt dhe coji jashte se ketu ka per ti gjet halli. nuk harrojme, u be qe nga brezi i stergjysherve qe vuajatjen e kemi ne gen nuk dorzohemi, edhe po dolem nga rruga e te ashtquatur zot e te bejme raprezalje ne rruge, ska gje. meqe kemi nje jete te vdesim duke ja futur te keqes ne bythe

  7. Shkullaz prap dole me ate foton e para 10 vjeteve si coban derrash me tytyre te vrare lije.Thuhet qe sic ke ftyren ashtu ke dhe shpirtin.Ti tani je shendoshur sa dukesh si marksist i Lulit,por sa po fillon dhe flet dallohesh menjehere si nje fshatar qe do te natyralizohet ne qytetar akoma me shume si kryeqytetas.Vete qenia dhe jeta jote prej aventurieri,tregon se si eshte prishur “katedralja shqiptare” qe s’ka bire kurve ta rregulloje /.Katedralja e Frances nuk ka asgje te perbashket me barbaret shqiptare qe u sulen dhe zaptuan gjithe tokat e pronareve,shkollat,universitetet,gjykakat,ushtrine etj gjithcka qe ishte ndertuar me mund dhe djerse..e tani bejme pyetjen (mbasi kemi vjedhur gjithe gjakun e shqiptarise) po NE pse nuk jemi njelloj? Shkullak ti duhet te nderrosh 7 here lekure/por sheh-lere nuk behesh kurre.Kurre kete mos e harroVrionet dhe verlacet qe kishin mbi 60% te tokes ne shqiperi Berisha i dha nje “zero” te madhe sepse erdhen barbaret dhe e i moren pa asnje shperblim,.Edhe Enver Hoxha do ta kishte zili kete ndarje toke,jo me katedralja e Shkullakut qe duket si mullar me bar te thate me nje tepsi siper.

  8. Do na e rruash,do ta shohesh !
    I ores 22:35…

    Verlacua e Vrionua paskan pas 60% te tokave te shqirperise???
    “Ju te tjeret ngrohuni ne diell”.
    A din gja a ka shum si puna jote n’Tironen e injoranteve?Ne Tironen e dembeleve,trafikanteve,prostitutave,hajduteve,racisteve,mendje medhenjeve,imoraleve,truthareve,lapanxhozeve,zagareve,karaxhozeve,servileve,zorraxhive….
    Tirana nuk e meriton me ken kryeqytet!
    BOJKOT TIRONES!!!
    Nga Tirona historikisht ka fillu djegja e ketij vendi!!!Mendjet pjerdhore te Tironceve.

    1. Po ti mer daje prej ka veni je..se si maloki dukesh! Jo per gjo po kaq vite, ket ven e qitet n’drite..A, se harrova, amon na bojkoto, se kur na “bojkotojne” ca si ti na rritet emri i mire!

      1. Tirane emer fantastik,sa shume e duan drogaxhinjte,mashtruesit,pordhemedhenjte,mburravecet,lajkataret e…..
        TIRANA kryeqyteti me i ndyre ne Europe,ne Afrike mund te kete,po askerkund tjeter ne bote!
        Sepse tironcit maten me hijen e vet.
        Sepse jeni lepires te kockave qe ju hedhin cdo dite Ervel hipokriti dhe kryemini I juntes te qeneraleve!
        CA BO MER JAAO,a po hon n’tepsitee eeehhhh!!!!

  9. Une jam i Partise Republikane dhe do ta ruaj Republiken me gjithe Z.Meta .Te gjitha keshtjellat e skenderbeut ne I gjetem pronarin dhe populli eshte shume I gezuar qe Jane kthyer ne kafe, restaurant.berdello dhe qendra edukuese te rinise.Me vjen keq per pronaret e kishave dhe xhamijave se edhe ATO Ne Republikanet ja gjejme pronarin qe mezi flasin shqip.

    1. Ku ka shqiptar republikan mer loqe, ke vetem komunista te ricikluar qe perdorin ideologjit te ndryshme partish per interesa te veta.

  10. Diku ne nje fshat te Shkodres katoliket vodhen kembanen e kishes qe sapo e kishin ndertuar?Shkullaku shkoi dhe mbajti nje fjalim prekes sa hajdutit i erdhi keq dhe e shiti per skrap.Kalaja e Lezhes ku Skenderbeu beri “beselidhjen e famshme” eshte bere me pronar,nje nga Puka i ka dale per zot dhe ka vene dhe internet ne kala,biles N.Lesit i erdhi shume keq dhe tha qe do ti thote Metes qe tja marri pronesine ketij Pukjani dhe tja kaloi LSI-se.Ne dokumentat e vitit 1912 ne Stamboll eshte dhe nje Ferman nga Xhon Turqit qe Shqiperine ja lene Europes per reparacione te luftes ne vend te parave qe duhej qe te paguanin.Pra Shqiperia ishte si mjet shkembimi per turqit dhe Europa e ndau si jo me mire.Shyqyr qe jemi dhe kaq .,se do na kishin marre te gjithen(ndoshta do te ishte me mire) bashke me Shkullakun qe rremih neper stane.

  11. Ndoshta i vetmi analist qe i dhemb per vendin me shume se kushdo tjeter! Njeri me kembe ne toke patriot aq sa mundet me ba ne kete vathe shqiptare te shkaterrimit e te urrejtjes te cilen e ka mjelle kryedoçi ne te gjithe Shqiperine! Me erdhi mire para disa kohesh qe i vinte çudi se si i “modhi” shkrimtar Kadare, i vogel si njeri ( nuk pipetin) ,qe e ka shitur vendin tek banda e kryellumit per nje rroge te vajzes se tije! nuk ndjehej per prishjet qe beheshin ne tirane nder te tjera edhe per teatrin Jo vetem per Tirnen, por edhe per drogen, per largimin e shqiptareve, per rritjen e varferise, asnje fjale qekur pushti erdhi ne pushtet! Napoleoni thoshte : nuk ka njeri qe nuk shitet, por varet se sa ja ve çmimin vetes; pra, kadare u shit per nje rroge, dhe aq vlen si njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu