Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë baba për të herë të dytë. Bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur: Golik. Tahiri ka ndarë në rrjetet sociale foton me të birin e porsalindur. “Im bir Goliku”, – shkruan ai. Tahiri ka edhe një djalë më të madh, Drinin.
Zbulohet edhe domethënia e emrit të djalit. Goliku është mali më i vjetër në Tepelenë, qytet prej nga është me origjinë edhe Tahiri. Në këtë mal është zhvilluar një nga betejat më të njohura mes Italisë dhe Greqisë në dimrin e vitit 1941, ku humbën jetën mijëra të rinj. ©LAPSI.al