• |
ide | kryesore

Plas sherri edhe në “Zonë e Lirë”: “Karagjoz! Gënjeshtar!…”

Lajme, Të fundit

Koço Kokëdhima ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Mbrëmjen e së premtes ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan nga ku foli për kandidaturën e tij dhe për prishjen e paligjshme të ndërtimeve në Unazën e Madhe. Por pas ndërhyrjes së Arjan Curit, i cili e pyeti nëse paligjshmëria filloi kur ai iku nga PS apo para, Kokëdhima u acarua.

Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?

Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.

Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.

Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.

Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.

Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.

Arjan Curi: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.

Koço Kokëdhima: Ç’lidhje ka kjo me prishjet. Lëri këto provokime. Mashtruesa dhe gënjeshtarë nuk flasin dot me mua. Maskarallëqet e tua je mësuar t’i bësh me të tjerë, jo me mua.

Arjan Curi: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…

Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.

Arjan Curi: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh. /tvklan.al

9 Comments

  1. Lajmi i fundit :

    Veliaj i jep ajolen kocos qe ai mos te kantidoje- ajoles i hapet nje vrime e tret. Erion rizgjidhet me 99% dhe koqo fiton tenderin 150milion nje centimeter rruge.

    Nga tiranmutistani 2019
    Mira Kar-zhani

  2. Ne nje emision te burgosurish si “zone e lire”, keta tipa dalin.
    Mbase konkuron edhe Ujku i Cerrikut, Tan Mezja dhe Ilir Vrenozi..

  3. Komentet e juaja nuk quhen,tepelena stalini ziguri xixa keta kopilat e saliut qe ai i ka pjelle nga bytha keta duhet te na tregojne qe njerzit duhet te jene te lire ne zgjedhjet e tyre,si kane bere dhe keta qe kane zgjedhur ti lepijne bythen salihut deri kur ai te kete ngordhur dhe fizikisht

  4. Teplensi me i mire ka qi babaen e vet o tepelena,kurse ti tjetri byroist i PD qe qihesh ne bythe per salihun,shkoni merni rrogen te shqupi 180 euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu