• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Athina, kush është fieraku i dënuar për vrasje në tentativë

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë të akuzuar dhe dënuar në vendin tonë janë ekstraduar nga Greqia nga Interpol Tirana, një prej të cilëve i dënuar me 16 vjet burg.

Konkretisht u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i 36-vjeçarit Ali Toskaj, lindur në Fier.

Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *