• |
ide | kryesore

Met Gala, eventi më i rëndësishëm në botë, një tavolinë 300 mijë dollarë

Paparazzi, Slider



Met Gala gjithmonë zhvillohet të hënën e parë të muajit maj, ndaj kësaj here do të mbahet më datë 6 maj, dhe tematika, njësoj si çdo vit tjetër është e çuditshme por dhe e veçantë.Ajo është vetëm një muaj larg dhe kjo do të thotë që Vip-at tonë të preferuar do i shohim edhe njëherë në tapetin e kuq, me siguri me një fantazi të shfrenuar në veshje.

Tema duket se mishëron me zë të lartë, modën në lidhje me artin, kulturën pop apo edhe politikën, pasi thelbi i saj qëndron tek dashuria për të çuditshmen, artificialen dhe ekzagjerimin, ndërsa eventi organizohet  nga drejtori artistik i Gucc-it, Alessandro Michele, Harry Styles, Lady Gaga, Serena Williams dhe si çdo vit tjetër kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.

Pritet që të pranishëm të jenë Ryan Reynolds, Blake Lively, Nick Jona, Priyanka Chopra, Tom Ford, Donatella Versace dhe Clare Waight Keller si dhe klani Kardashian Jenner.

Sipas Cosmopolitan, biletat këtë vit kanë një çmim prej 35.000 mijë dollarësh ndërsa rezervimi i një tavoline kushton nga 200.000 deri në 300.000 dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *