• |
ide | kryesore

Moderatorja e kritikoi që nuk këndoi live, Justin Bieber i përgjigjet publikisht

Paparazzi, Slider



Së fundmi Justin Bieber ka rënë pre e kritikave për shkak të një performance të tij në ‘Coachella’.

Personat që ishin pjesë e publikut dhe moderatorja e njohur e ‘E News ‘ e kanë akuzuar se Justin nuk ka kënduar ‘live’, por vetëm ka lëvizur buzët për t’ju përshtatur këngës që ishte në sfond. Duke qenë se kjo ishte një akuzë e fortë për këngëtarin ai nuk ka qëndruar i heshtur, por ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithë atyre që kanë dyshuar.Ai i është drejtuar moderatores së ‘E News’ dhe ndër të tjera është shprehur: “Ata vendosën këngën dhe unë thjesht këndova mbi muzikën e saj. Pse shpenzon kohë duke ulur njerëzit. Janë njerëzit si ty që bulizojnë të tjerët në shkollë dhe i bëjnë fëmijët të vrasin veten. Imagjino të shpenzoje gjysmën e kohës që kalon për të qeshur me të tjerët, për të rritur dhe inkurajuar njerëzit e tjerë sa shumë pozitivitet do të sillje. Çfarë dhemb më shumë për ty është se ti ke një platformë për të bërë diferencën dhe në vend që të jesh pozitive ul vlerat e njerëzve”, është shprehur Justin në ‘Twitter’.Pas performancës së tij në ‘Coachella’ këngëtari tregoi se ai nuk ja kishte idenë se do të ngjitej në skenë për të kënduar dhe se ishte një plan i minutës së fundit. Bieber ju rikthye skenës pas 2 vitesh mungesë dhe ju bashkua Ariana Grandes për të kënduar hitin e tij “Sorry”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *