• |
ide | kryesore

Vrasja e vëllezërve Bilali, sot pritet të jepet masa për dy të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme pritet t’i jepet masa e sigurisë shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, më 30 mars.

Forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Shkodrës. Dy të akuzuarit për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat në adresë të tyre.

Për këtë ngjarje një prej dy të kërkuarve është 26-vjeçari Ibrahim Lici, për të cilin policia thotë se është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit. I kërkuari tjetër është një 29-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *