• |
ide | kryesore

Pse shqiptarët e Greqisë nuk zgjodhën dot një eurodeputet?

Blog

Shqiptareve ne Greqi: mos u merzisni qe nuk zgjodhet dot nje perfaqesues ne keto zgjedhje. Gjerat nuk behen menjehere. Ky eshte vetem fillimi dhe rruga eshte e gjate shume. Sic e dini kam jetuar shume vite ne Greqi dhe ende i ndjek nga afer zhvillimet. Ne krahasim me vendet e tjera emigrantet Shqiptare ne Greqi jetojne do thosha ne kushte te jashtezakonshme: politike, kulturore, individuale.
Kriza e rende politike dhe ekonomike e shoqerise greke reflektohet shume edhe tek ata. Shume emigrante te brezit te dyte, me te shkolluarit, ikin ose duan te ikin nga Greqia. Kjo eshte nje humbje e madhe dhe do rritet sipas te gjitha gjasave ne vitet qe vijne. Per me shume, ne asnje vend tjeter ku kane emigruar Shqiptaret, nuk ka nje ndarje kaq brutale (bere qellimisht nga shteti grek) mes “homogjeneve” dhe “alogjeneve” (ose “vorioepiroteve” dhe “shqiptareve”). Qe te dyja grupet kane te njejtin fat pothuajse nga ana sociale dhe mund te pine kafe bashke por politikisht nuk komunikojne aspak me njeri-tjetrin. Ka shume homogjene me nenshtetesi greke por ende shume pak alogjene (shqiptare).
Fakti qe pak Shqiptare relativisht shkuan te votonin (nga ata qe kane te drejten e votes), nga te dyja grupet, tregon se emigrantet shqiptare nuk besojne se vota e tyre mund te ndryshoje dicka. Kjo ndodh gjithkund ne bote me grupet qe ndjehen nen presionin e forte te racizmit dhe te perjashtuara nga jeta politike dhe kulturore. Eshte nje qerthull vicioz ku viktima e viktimizon veten dyfish. Dalja nga ky qerthull vicioz, fitimi i besimit ne vetvete si komunitet, perben sfiden me te madhe per emigrantet shqiptare ne Greqi.
Ne keto kushte duhet durim dhe duhen hapur dyert ne jeten publike te emigranteve (shoqata, aktivitete kulturore etj). per brezin e ri te emigranteve, qe jane shkolluar ne Greqi dhe dine ti flasin shoqerise greke me nje gjuhe moderne dhe te guximshme (dhe jo matrapaze gjysem-analfabete qe merren me shitje-blerje neshtetesish). Qe te zgjidhen politikane me origjine shqiptare nuk mjafton kurre vota e kimunitetit. Ata duhet te jene te afte flasin shoqerise greke ne teresi. Te shpresojme qe nga ky brez do dalin individe te guximshem te cilet, duke i rezistuar racizmit sistematik qe kultivon percmim dhe nenvleftesimin per gjithcka “shqiptare”, do bejne sintezen politike mes origjines se tyre shqiptare dhe identitetit te tyre grek dhe europian.
Durim, shume pune dhe shprese…

∗Marre nga Facebook i Gazmend Kapllanit

7 Comments

  1. Ku te le Greqia te shtrish kembet kaq kollaj! E keni pare c’ju ka bere shqiptareve. Nga Mehmet eshte bere Thanas. Nga Ali ne Sotir. 🙂 Duroni dhe ca sa te asimilohen te gjithe, pastaj do kene deputetin e tyre.

    1. 90% e shqiptareve ne greqi perdorin emrat e tyre.

      99% kane te njetit emra si ne pashaporta sic i ka pas ne 1991.

      Ata shqiptare qe kane preferu te quhen Thanas ose Aristidh ne jeten e perditshme e kane zgjedh vet kete gje.

      Nuk i ka detyru njeri.

      Nuk ka ligj ne Greqi apo ligj te fshehte ne greqi qe i ndryshon emrin emigranteve.

      Sa per ata pak shqiptare qe i kane ndryshu emrar ne pashaporte qe ne vitet 90 e kane bere me deshire dhe me marr pashaporte me shpejte.

      Boll me me kete mitin e viktimizimit dhe ndryshimit te emrave se lat nam.

  2. Nuk e rru me trapin njeri ne greqi se nga je …
    Shqiptaret ne cdo vend jane te percare, prandaj nuk mund te zgjedhin dot asnje perfaqesues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu