• |
ide | kryesore

Fansat e “Marvel” startuan nismën #BeatAvatar në tentativë që “Endgame”, të arrijë rekordin

Paparazzi, Slider



Fansat e “Marvel” në SHBA startuan nismën me hashtagun #BeatAvatar (të mundësh Avatar), në tentativë për të bindur të tjerët për të parë “Endgame”, që të arrijë rekordin si filmi me më shumë arkëtime në botë.“Avengers: Endgame” i ka kaluar 800 milionë dollarë në tregun kombëtar, duke u bërë filmi i dytë me më shumë arkëtime, pas “Star Wars: The Force Awakens”.

Sipas të dhënave të “Box Office Mojo”, ndërsa shkon drejt fundjavës së gjashtë në kinema, “Endgame” i kanë mbetur edhe më pak se 100 milionë dollarë për të kaluar filmin e James Cameron.

Deri të martën në mbrëmje, filmi Marvel arriti në 2.668 miliardë dollarë në nivel botëror, rreth 100 milionë nga 2.778 miliardë të “Avatar”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *