• |
ide | kryesore

Lady Gaga tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga i fejuari

Paparazzi, Slider



Lady Gaga në muajin shkurt të këtij viti vendosi që t’i jepte fund fejesës me Christian Carino-n. Lidhur me ndarjen e tyre është përfolur shumë dhe kryesisht lidhja që ata kanë pasur është cilësuar toksike dhe e dominuar nga xhelozia e tepërt.

Mirëpo më në fund këngëtarja ka reaguar lidhur me faktin që ajo tashmë nuk mban më një unazë në gishtin e saj.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë një koncerti në Las Vegas teksa po përgatitej për të performuar këngën e Ella Fitzgerald të titulluar “Dikush që kujdeset për mua”,  e cila vlen të theksohet se arrin të emocionojë çdokënd,  Lady Gaga tha: “Herën e fundit që e këndova këtë këngë kisha një unazë në gishtin tim, kështu që do të jetë ndryshe këtë herë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *