• |
ide | kryesore

Didier Deschamps zbulon destinacionin e Ferland Mendy

Sport



Nëse ka një klub që është tejet aktiv në këtë dritare të tregut të transferimeve të lojtarëve, ai është padyshim Real Madrid. Los Blanco në fakt ka mbyllur operacionet që do të sjellin në oborrin e Zinedine Zidane kampionë të kalibrit, si Hazard, Jovic dhe Militao, por  me sa duket, nuk ka ndërmend të ndalet.

Edhe pse në orët e fundit kanë qarkulluar thashetheme rreth një pengese të mundshme në marrëveshje për shkak të një problemi në ijë, Ferland Mendy së shpejti do të bëhet një lojtar i ri i merengues.

Kjo u konfirmua nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Andorra në kuadr të kualifikueseve për Euro 2020.

“Rritja e Ferland ka qenë spektakolare. Vetëm dy vjet më parë ai luante në Ligue 2 dhe tani ai do të shkojë te Real Madrid. Ai është një djalë i cili luan me të dyja këmbët dhe ka bërë mirë me ne sa herë që është thirrur”, u shpreh Deschamp.

Mendy, i lindur në vitin 1995, mbante fanellën e Le Havre deri në 2017 dhe në dy sezonet e fundit e ka vendosur veten si një nga më të mirët në Ligue 1 me Lyon. Operacioni që do ta çojë atë në Madrid duhet të mbyllet në një bazë prej rreth 50 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *