• |
ide | kryesore

“Conte më i miri”: Lukaku elozhe trajnerit të Inter, por e ka marrë vendimin…

Sport



Nuk është një mister që Romelu Lukaku është sulmuesi i kërkuar nga Antonio Conte tek Inter për revolucionin e një reparti ofensiv, që në idetë e teknikut nuk beson më tek Mauro Icardi. Një konfirmim i rëndësishëm vjen nga vetë lojtari belg për Sportmediaset: “Është një gjë e mirë që Conte shkoi tek Inter, për mua është trajneri më i mirë në botë. Përsa i përket të ardhmes sime, e kam marrë një vendim që nuk mund ta them ende publikisht për respekt të Manchester United me të cilin kam një kontratë”.

Më shumë se një shkelje syri për zikaltrit, nga sulmuesi i Belgjikës pas dygolëshit të shënuar ndaj Skocisë në kualifikueset e Euro 2020: “Jam një fans i Serie A, ata që më janë pranë e dinë që kam dëshiruar gjithnjë të luaj në kampionatin anglez dhe atë italian: e dua Italinë. E pastaj ka shkuar Cristiano Ronaldo, Sarri do të shkojë tek Juventus, është Ancelotti tek Napoli: do të jetë një Serie A emocionuese”. Lukaku pret vetëm një sinjal nga Manchester United: “Klubi e agjenti im do të flasin por e kam marrë vendimin tim”.

Lukaku, ishte në vëmendjen edhe të Napoli, por është vlerësuar 70 milionë euro nga Red Devils, shifër që Inter duhet ta ul përmes Perisic, si pjesë këmbimi. Për pagesën, sulmuesi mund të përfitojë 8 milionë euro në vit plus bonus edhe pse e gjithë situata mbetet e lidhur me ikjen e Icardi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *