• |
ide | kryesore

8 muaj pas ndarjes, ish e dashura e P Diddy në pritje të ëmbël

Paparazzi, Slider



Cassie ish e dashura e Diddy,  tregoi me anë të një postimi në Instagram se ajo dhe i dashuri i saj ri Alex Fine, po presin një fëmijë dhe se ajo është vajzë.

Këngëtarja 32-vjeçare, emri i plotë i së cilës është Casandra Elizabeth Ventura, ndau një fotografi të marrë nga fotografja e famshme Mike Miller me titullin: “Mezi po presim që të njohim vajzën tonë, të dashuruar gjithmonë e përgjithmonë”.

Lajmi erdhi menjëherë pasi Cassie u shfaq me një unazë ari në gishtin e martesës.

Po ashtu Alex tashmë duket sikur po merrë seriozisht rolin e babait, dhe ndau një foto dhe me një dedikim për vajzën e tij të ardhshme, me titull: “Letër për bijën time”, ku mes të tjerash shkroi: “Unë do të jem njeriu i parë në jetën tënde që do të tregoj dashurinë më të madhe dhe që zgjat përgjithmonë”.

Alex dhe Cassie u njohën në janar, 2 muaj pasi ajo dhe Diddy i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre  vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *