• |
ide | kryesore

Shqiptari Fali Ramadani mbreti i merkatos: Liverpool e kontakton për Koulibaly…

Sport



Asnjë menaxher nuk ka arritur të bëjë lëvizje të forta sa ai në këtë sesion të merkatos e duket se Fali Ramadani nuk ka ndërmend të ndalet. Menaxheri shqiptar pasi ka transferuar Jovic tek Real Madrid dhe Maurizio Sarri tek Juventus është vënë në lëvizje për një tjetër peshë të rëndë, në gjithë kuptimin e fjalës: sipas Il Mattino, Kalidou Koulibaly ka përfunduar në planet e Liverpool, në kërkim të një mbrojtësi qendror për të formuar repartin më të fortë të Europës, përkrah Virgil Van Dijk.

Një interes i kampionëve të Europës që, për momentin, nuk ka hyrë ende në ofertën zyrtare, por është në prizmin e kontakteve të vazhdueshme me menaxherin e fuqishëm të lojtarit, Fali Ramadani, i cili është i vetëdijshëm që një shitje e Koulibaly mund të bëhet vetëm mbi 110/120 milion euro. Napoli e Aurelio De Laurentiis nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga qendra e fuqishme dhe kushdo që vjen për të trokitur për Koulibaly e di mirë se cfarë i shkon përballë. Duke pasur parasysh dhe interesat konkretë të Manchester United dhe Real Madrid, klube që vazhdojnë të kërkojnë një qendër potente, apo se mbi lojtarin mbetet shumë e vëmendshme edhe Juventus, duket se kjo verë do të jetë e fundit për Kalidou. Sidomos me Ramadanin që është vënë në lëvizje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *