• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës: Cavani befason Kilin, vetëeleminohen Ekuadori e Japonia

Sport



Uruguay nuk bind, por fiton ndeshjen e Grupin C në Kupën e Amerikës. Në Maracanã luajti më mirë Kili, por në fund fitoren e mori Celeste 1-0: vendosi goli i minutës së 82′ nga Edinson Cavani, deri në atë moment në hije. Tani Matador e të tjerët do të luajnë kundër Perù në cerekfinale. Më delikate detyra e Roja, që do të sfidojë Kolombinë. Në ndeshjen tjetër Ekuador e Japonia i bëjnë keq njëri tjetrin me 1-1 që i eleminon të dyja dhe kualifikon Paraguay.

KILI-URUGUAJ 0-1

Uruguay i zakonshëm, pak spektakël por konkretizim maksimal e cinizëm për tu admiruar, që e lejon të mundë Kilin me minimumin e sforcos. Problemi i kilianëve është se nuk zhbllokuan një ndeshje ku për kohën më të madhe dominuan. Vendimtar i zakonshmi Edinson Cavani, që 8 minuta nga fundi, shfrytëzoi të vetmin top-gol që i erdhi gjatë gjithë ndeshjes. Me këtë rezultat Celeste parakalon Kilin dhe fiton grupin C, duke zgjedhur në cerekfinale kundërshtarin më të lehtë, me një fitore që ndoshta nuk ishte plotësisht e merituar por që mund të ketë peshë fondamentale për vazhdimin e turneut.

EKUADOR-JAPONI 1-1

Një barazim i dhimbshëm për Ekuador e Japoninë në stadiumin Mineirão, dy skuadra që dëshironin të kualifikoheshin ndër të tretat më të mira, por që me 1-1 e arritur eleminojnë veten, duke i dhënë mundësinë Paraguajit të buzëqeshë. Ashtu si edhe një ndeshje më parë Japonia shkon e para në avantazh, duke shfrytëzuar golin e minutës së 15′, kur Nakajima përfitoi nga gabimi i Dominguez, por Ekuador u rrit në lojë dhe në të 35 Mena barazoi shifrat, duke e bërë tashmë domosdoshmëri fitoren për të dyja. Në fund ndodhi gjithcka, por jo goli, të paktën ai i vlefshëm, sepse në të pestën shtesë Kubo, lojtari i ri i Real Madrid shënoi, por në pozicion jashtë loje. Vendimi i konfirmua nga Var, e aventura e Ecuador e Japonisë në këtë Kupë Amerike mbyllet këtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *