• |
ide | kryesore

Flamurtari pa lojtarë, kërkon trajner: Ahamtaj për pankinën

Sport



Julian Ahmataj mund të jetë trajneri i ri i Flamurtrait. Trajneri elbasanas ka bërë ndërkohë takimin e parë në Vlorë, me drejtuesit e skuadrës kuq e zi, por cështja është disi paradoksale, sepse tek Flamurtari nuk ka lojtarë, por kërkojnë trajner.Aktualisht kontigjent i kuqezinjve janë vetëm lojtarët e të rinjve dhe Ahmataj nuk duket se mund të ketë shumë shpresë për të patur përforcime në këtë sezion merkato.

Te premten ish-tekniku i Luftëtarit ka qenë në Vlorë për tu takuar me presidentin e klubit Sinan Idrizi për të diskutuar të ardhmen, që nuk është se duket premtuese. Ahmataj është zgjedhja e vetme e Idrizit për të drejtuar Flamurtrain për sezonin e ardhshëm, duke qenë se më problemet me të cilat përballet skuadra, askush nuk dëshiron të jetë në Vlorë. Sipas Idrizit priten të tjera kontakte me teknikun, por përpara se ti marrë aprovimin elbasanasit administratori i klubit, duhet ti japë garanci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *